Hasimja: Përgjegjësitë fillojnë qysh kur Berisha sponsorizoi Bashën në PD, koalicioni me Metën i panatyrshëm

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Anila Zyberaj, politologu Ermal Hasimja u shpreh se brenda PD-së nuk kanë arritur që të gjejnë një konsensus dhe një bashkëpunim.

Ai tha se Përgjegjësitë fillojnë qysh në momentin që Berisha mbështeti dhe sponsorizoi ardhjen e Bashën në krye të Partisë.

Hasimja: Brenda PD-së nuk kanë arritur që të gjejnë një konsensus dhe një bashkëpunim. Nga ana e mazhorancës aty situata është e qartë, është në interesin e tyre që situata në PD të vazhdojë sa më gjatë dhe të mos ketë një opozitë të fortë. Secili ka pasur në dorë diçka, por nuk e kanë bërë. Përgjegjësia kryesore është nuk mund të ndahet në një moment të caktuar. Përgjegjësitë fillojnë qysh në momentin që Berisha mbështeti dhe sponsorizoi ardhjen e Bashën në krye të Partisë. Pastaj ka përgjegjësi Berisha në momentin që shpall non grata nga amerikanët.

Koalicion Meta Berisha është i panatyrshëm, por nuk është se nuk ka ndodhur më parë si koalicion. Meta e ka bërë më parë këtë lëvizje. Partitë në vendin tonë funksionojnë nga një sistem klienteliste që prodhon dhe premton vende pune dhe favore. Besoj se ka të djathtë që nuk janë dakord me këtë koalicion, por nuk e di se sa do të arrijnë bashkë që të mbledhin votat e elektoratit të tyre.