Këlliçi në Baldushk: Ndërhyrjet në infrastrukturë do ia lehtësonin jetën vendasve

Në një takim me banorët e Baldushkut. Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, u shpreh se ndërhyrjet në infrastrukturë do ia lehtësonin jetën vendasve

Ai tha se Jeta në Baldushk mund të ndryshojë nëse bashkia ndryshon drejtim dhe nëse ju jepet një alternativë për të shijuar gjelbërimin dhe natyrën që iu është mohuar në qytet.

“Ndërhyrjet në infrastrukturë në Baldushk do ia lehtësonin jetën vendasve dhe do i jepnin banorëve të Tiranës një alternativë për të shijuar gjelbërimin dhe natyrën që iu është mohuar në qytet. Jeta në Baldushk mund të ndryshojë nëse bashkia ndryshon drejtim. Me ekipin tim shkuam atje dhe folëm nga afër me banorët. Bisedën me ta po e ndaj me ju.”