Ramaj: PD do ta zgjidhë në KQZ konfliktin 2-vjeçar, vetëm Basha njihet për autorizimet e partisë

Në një intervistë për RTV Ora, avokati Redi Ramaj u shpreh se lufta më shumë se 2-vjeçare në PD po përpiqet që të zgjidhet tashmë në KQZ.

Ai tha se KQZ duke mos dalë nga vendimi i Apelit bëri atë që duhej bërë duke regjistruar partinë që ka vulën dhe ka kryetarin e regjistruar akoma Bashën i cili është akoma i regjistruar në gjykatë

Ramaj: Duke parë vendimin që mori dje KQZ dhe gjithë historia mes PD-së në dy vite, lufta e brendshme e PD-së u përpoq që të kalonte dhe të zgjidhet në KQZ. Një vullnet shumice, Berisha bërë një kërkesë dhe tha se donin të regjistroheshin, ndërkohë që 3 ditë më parë ishte marrë një vendim nga Apeli dhe prishte vendimin me të cilin donte të regjistrohet Berisha. Kështu, Alibeaj me një autorizim të firmosur nga Basha para dorëheqjes paraqiti kërkesën për regjistrimin e PD-së. Prandaj kishim dy kërkesa për regjistrimin e PD-së.

KQZ duke mos dalë nga vendimi i Apelit bëri atë që duhej bërë duke regjistruar partinë që ka vulën dhe ka kryetarin e regjistruar akoma Bashën i cili është akoma i regjistruar në gjykatë. Ligji për partitë politike është vjetruar tashmë. I vetmi person që është i autorizuar me palët e treta, atëherë njihet vetëm kryetrari si zyrtar për të komunikuar me shkresa me institucionet e tjera.