Apeli rrëzon Berishën, Meta: Gjykata e kapur nga Rama, ka frikë nga zgjedhjet dhe opozita
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2023, 20:19
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar vendimin e sotëm të Apelit për vulën e PD-së si një akt të paralajmëruar të gjykatës së kapur të Ramës.
Ai shton se Rama është frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë.
Meta: Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij.
Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet!

