Shpërthimi në gjykatën e Podgoricës, 39-vjeçari hodhi veten në erë, 7 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më para në Gjykatën e Podgoricës ne Malin e Zi.

7 persona kanë mbetur të plagosur dhe një ka humbur jetën në një shpërthim në një Gjykatë në Podgoricë. 39 vjeçari Mladen Bulatoviç ka vdekur pas shpërthimit të një granatë dore në hyrje të Gjykatës.

Sipas, Sergjan Koraq nga Policia Kriminale, 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.

“Ka shumë të ngjarë që ai të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të shkatërruese kur ka hyrë në ndërtesën e Gjykatës Themelore”, tha Koraq.

Sipas burimeve, viktima kishte një çështje gjyqësore në gjykatë.

Ndërkohë, mes shtatë të  plagosurve është edhe avokati i 39-vjeçarit.

Sipas të njëjtave informacione, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rendë.

“Rreth orës 11:35 në hyrje të objektit të Gjykatës Themelore në Podgoricë, M.B. me shumë gjasa ka aktivizuar një granatë dore, e cila e ka vrarë, ndërsa pesë persona, sipas informacioneve të deritanishme, janë lënduar”, njofton policia.

Siç shtojnë ata, ekipet e policisë dhe shërbimet kompetente ndodhen në terren për hetimin dhe sigurimin e vendit të ngjarjes. PO ashtu mësohet se ngjarja e rëndë nuk ka të bëjë me politikë apo terrorizëm.