Seanca maratonë/ Opozita e akuzon, Kurti: Nuk negocioj asgjë jashtë Kushtetutës së Kosovës

Kryeministri Kurti deklaron para parlamentit se nuk do të lejojë të negociojë asgjë që nuk është në përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Kosovës. Opozita e akuzoi ate se po pranon një marrqveshje te keqe e se më herët ka refuzuar dy pesidentët Biden dhe Trump për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Për Albin Kurtin në parlament janë orë të gjata  dhe të veshtira në përballjen me opozitën, në një seance maratone ku atij i duhej te sqaronte paqartesite qe mbuluan bisedimet me presidentin Vuçiç në Bruksel. 

U akuzua nga opozita jo per tradheti por se refuzoi njohjen e Kosoves nga dy presidentë amerikanë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Trump dhe Biden kërkuan marrëveshje Kosovë-Serbi me njohje reciproke në qendër, por kryeministri u pajtua me mosnjohje.

 “Palëve u është kërkuar me të drejtë plotëissht nga dy presidentë amerikanë, Trump dhe Biden, që njohja reciproke të jetë në qendër. Po pse vendose që të përfundosh në pa paragjykim të palëve mbi çështjet e statusit. A kanë ditë ata me thënë ‘kërkojmë marrëveshje finale pa paragjykim në çështjet e statusit. Kanë ditë, por kanë kërkuar njohje reciproke në qendër".

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, u shpreh se neni 7 planit evropian të dakorduar në Bruksel është problematik dhe rrezikon të sjellë autonomi politike dhe substanciale.

Krasniqi tha se nuk po e akuzon për tradhëti Kurtin, por e konsideron si një marrëveshje të keqe.

“Nëse analizohet preambula e kësaj marrëveshje në të cilën kryeministri përkundër këtij lloj interpretimi të tij është pajtuar që të kapërcej trashëgimin e të kaluarës që është shumë trashëgimi e dhimbshme e i bie që ne po e kapërcejmë pa e trajtuar siç kemi kërkuar vite me radhë disa nga këto aspekte po jo vetëm këto. Adresimin e përgjegjësive penale për krimet e luftës që ka bërë Serbia në Kosovës, dëmshpërblimet e luftës, reparacionet, zbardhjen e fatit të personave të pagjetur kthimin e të mirave materiale..."

Në përgjigje te kritikave kryeministri Kurti, tha se gabimet e së kaluarës në dialogun me Serbinë nuk do të përsëriten asnjëherë.

Kurti tha se nuk do të lejojë të negociojë asgjë që nuk është në përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Kosovës.

"Me lejoni t’iu theksoj se premisa bazë si kryeministër është që nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës. Apo diçka që synon territorializmin, monoetnicitetin apo krijimin e urave për ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës. Pra, asnjë nga kjo, asnjëherë. Gabimet historike dhe politike të qeverive të kaluara nuk do të përsëriten asnjëherë, përkundrazi do të bëjë përpjekje maksimale që ato gabime t’i eliminoj apo së paku t’i reduktojë substacianalisht që mos të jenë pengesë për karakterin unitar të Kosovës”.

E nderkohe qe ne parlament palet nuk jane te nje qendrimi per ate çka qeveria ka ne plan per dialogun me fqinjin, nga kancelarite eruopiane vjen apeli i perseritur: Firmosi marrveshjen!

“Kosova dhe Serbia duhet t’i nënshkruajnë si dokumente të pandara Marrëveshjen dhe aneksin ose planin e zbatimit", ka thënë një zyrtar i Bashkimit Evropian, të enjten në Bruksel.

Takimi i radhës i liderëve të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 18 mars në Ohër.