Tragjedia në Tempi, shkon në 57 numri i viktimave nga përplasja e trenave

Rritet numri i viktimave të tragjedisë nga përplasja e trenave në Tempi. 57 persona kanë humbur jetën, sipas njoftimeve nga shefja e mjekësisë ligjore të Larisës, Rubini Leontari.

Shefja e mjekësisë ligjore të Larisës, Rubini Leontari, njoftoi sot se numri i viktimave në aksidentin e tmershëm hekurudhor në Tempi ka shkuar në 57.

Sipas saj, sot në morg janë transferuar 14 trupa të djegur.

7 trupa të tjerë të djegur u dërguan në morg të mërkurën.

Rubini Leontari tha gjithashtu se thasët me pjesë njerëzore në morg kanë kaluar 10.

"Ajo është marrë nga ADN-ja e secilit anëtar, kështu që çdo anëtar që mund t'i përkasë një kufome të copëtuar do t'i atribuohet kufomës. Pjesë të tjera që nuk do t'i përkasin një trupi do ti nënshtrohen ADN-së”, tha ajo duke shpjeguar procesin e identifikimit.

Tragjedia në Tempi, shkon në  57 numri i viktimave nga përplasja

Ndërkohë, zv.ministrja e Shëndetësisë, duke folur për procesin e identifikimit të të vdekurve, theksoi se bëhet vetëm përmes ADN-së, pasi është vendosur që të afërmit të mos kenë kontakt me trupat, të cilët mund të jenë të karbonizuar apo të copëtuar.

“Vendimi është që të afërmit të mos shohin, të mos bien në kontakt me njerëzit që nuk jetojnë më, për ta bërë më pak shpirtshkatërruese për ta”.

Në orët në vijim priten rezultatet e para nga procesi i identifikimit të ADN-së, i cili bëhet në bashkëpunim me laboratorët e mjekësisë ligjore të Policisë Helenike.

Për të lënduarit, ajo deklaroi se shumica janë në gjendje të mirë, dhjetë janë operuar për fraktura dhe gjashtë janë të rëndë dhe po trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Së fundi, ajo shprehu falënderimet për stafin e spitaleve ku po trajtohen të plagosurit, si dhe për personat që iu përgjigjën thirrjes së urgjencës për dhurim gjaku.

Tragjedia në Tempi, shkon në  57 numri i viktimave nga përplasja