Serbi/ Babai ia shet vajzën e mitur një 47-vjeçari për 3000 euro

Një burrë nga Serbia është arrestuar pasi dyshohet se ka shitur vajzën e tij të mitur për 3,000 euro.

Lajmi u konfirmua nga ministria e Brendshme serbe.

Policia e ka gjetur vajzën në shtëpinë e burrit 47-vjeçar.

E mitura është dërguar menjëherë në Qendër për Punë Sociale.

Babai i saj dhe një burrë tjetër dyshohen për krimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ata janë në mbajtje për 48 orë, siç raporton Index.hr, dhe se shpejt do të dalin para gjyqit.