Tragjedia në Greqi, pas Athinës, shpërthejnë demonstatat edhe në Larisa dhe Selanik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2023, 15:20
Aksidenti hekurudhor në Greqi që mori më shumë se 47 jetë njerëzish, ka çuar qytetarët drejt protestave. Grekët kanë protestuar jashtë kompanisë përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.
Protesta janë zhvilluar në Selanik dhe në Larisa, vendi ku ndodhi tragjedia, ndërsa protesta të dhunshme janë shënuar pasditen e djeshme në Athinë, ku policia helene u detyrua të përdorte edhe gazlotsjellës ndaj protestuesve.
Për shkak të demonstratave janë bllokuar disa akse dhe në disa rrugë të tjera janë shkaktuar vonesa. Bllokim të trafikut u hasën në Avenue Kifissias dhe Avuenue Vasiliissis Sofias, Mesogeion, Syngrout, Hymettos, Kareas, Iliopoleos, Vouliagmenis Avenue, Ilioupoli dhe Metamorfos.

