Takimi në Bruksel, një hap para/ DASH: Asociacioni, kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës

Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. 

Në një deklaratë për mediat, DASH thotë se takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. 

"Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së" thuhet në deklaratë.

Në fund nënvizohet se progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike.