Misteri i negociatave në Bruksel, Gashi: De facto marrëveshja është firmosur

Flamur Gashi, ish ambasador i Bosnje-Hercegovinës në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj foli lidhur me negociatat Kosovës-Serbi.

Ai tha se "De facto marrëveshja është firmosur".

Flamur Gashi: De facto marrëveshja është firmosur. Tani duhet të kemi parasysh që si Kurti dhe Vuçiç kanë përkrahësit e tyre ndaj duhet të tregohen të fortë politikisht. Marrëveshja po merret në shqyrtim do të shohim se ku do të shkojë procesi.

Ku ndryshon propozimi nga dokumentet që janë parë deri tani?

Flamur Gashi: Kemi parë disa dokumente. Marrëveshja në parim është e mirë. Kjo marrëveshje nuk është përfundimtarja për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nuk e parashikon njohjen reciproke. Ka disa probleme dhe kjo marrëveshje. Ka një problem për të tejkaluar trashëgiminë e së shkuarës, Serbia nuk e ka në plan të kërkojë falje për krimet që ka kryer. Prapë nuk kemi mekanizmin që detyron palët të zbatojnë marrëveshjet.  Nuk ka mekanizëm garantues për zbatimin e marrëveshjes.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.