Meta: Qeveria zhvlerëson pronat e ligjshme të qytetarëve! 14 maji, dita e ndëshkimit

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaron se qeveria grabitqare e ‘Rilindjes’ zhvlerëson pronat e ligjshme të qytetarëve dhe se prioritet i saj është vetëm korrupsioni.

Më tej Meta, thekson se ka ardhur koha për t’i thënë mjaft arrogancës së qeverisë Rama, duke shtuar se 14 maji është e dita e ndëshkimit të dhunimit të pronave të shqiptarëve nga banda në pushtet.

“Solidaritet të plotë me banorët e Bërxullës në mbrojtjen e të drejtës të pronës.

Qeveria grabitqare e “Rilindjes” zhvlerëson pronat e ligjshme të qytetarëve dhe fryn artificialisht kostot e investimeve publike sepse prioriteti i saj është vetëm korrupsioni.

Mjaft talljes me pronën e shenjtë të qytetarëve!

14 Maji dita e ndëshkimit kundër arrogancës, korrupsionit dhe dhunimit të pronave të shqiptarëve nga banda në pushtet!”, ka shkruar Meta.