Prifti grek nxehet me besimtarët, i mbyll në kishë dhe ia mbath

Një incident i paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës mes një prifti dhe besimtarëve në qendrën shpirtërore të Tempullit të Shenjtë të Agios Panteleimon të Salaminës.

Për një arsye të panjohur ka pasur tension dhe kërcënime nga prifti ndaj besimtarëve, ku disa prej tyre janë ankuar se prifti 66-vjeçar i kishte goditur. Më pas prifti i mbylli brenda kishës dhe u zhduk.

I moshuari ka denoncuar ngjarjen në policinë e Salaminës, duke bërë padi ndaj priftit që u arrestua pasdite. 

Ndaj tij është ngritur rasti për ndalim të paligjshëm, kanosje, fyerje dhe lëndim të thjeshtë trupor. 66-vjeçari doli në Prokurorinë e Pireut dhe u la i lirë deri në gjykim.