Arratiset nga burgu i Nuoro në Sardegna, bosi i klanit të Garganos të mafias puglieze
Marco Raduano 40 vjec është arratisur pasditen e djeshme duke kapercyer një mur rrethues me carcafë të lidhur si litarë.
Arratisja e tij duket mirë organizuar ndihmuar nga bashkëpunëtorë brenda e jashtë burgut.
Marco Raduano është dënuar me 19 vite burg për trafik droge e kontrollin e marijuanës e lëndëve narkotike që mbërrinin nga Shqipëria në Puglia, fakt që kishte shkaktuar një luftë të gjakshme atentatesh mes klaneve mafioze puglieze.
Bosi mafioz ka nën kontroll territorin e Veste ku janë kryer dhjetra vrasje mafioze e nën vëmendjen e autoriteteve italiane për nivelin e lartë të kriminalitetit.
Bosi mafioz është i njohur për aferat e drogës me grupet kriminale shqiptare.
Kontrolli i drogës që vinte nga Shqipëria u bë motivi i luftës mes klaneve mafioze të Garganos.
Nga kjo luftë u ekzekutua bosi Gianbattista Notarangelo, e u vunë në rivalitet klanet Raduano e Perna. Linku i materialit të arrestimit të tij kohë më parë.
