VIDEO/ Këshilltarit rumun i hapet kamera e konferencës gjatë dushit, të pranishmit shpërthejnë në të qeshura
Një këshilltar rumun ka mbetur i zënë ngushtë pasi kamera e tij është ndezur teksa bënte dush e supozohej po ‘punonte’ nga shtëpia.
Kur kryesuesi i mbledhjes bëri thirrje për pjesëmarrje, këshilltari socialdemokrat (PSD) Alberto-Iosif Caraian u shfaq drejtpërdrejt nga një dush, i zhveshur dhe i lagur.
Z. Caraian më pas duke u përpjekur për të fikur kamerën vihet re nga të gjithë në takim.
Këshilltarët në mbledhje shpërthyen në të qeshura, ndërsa kryetarja u përpoq të mos buzëqeshte dhe dikush tjetër i kërkoi zotit Caraian ta mbyllte kameren.
“Por nuk mund ta mbyll telefonin, nuk mund ta mbyll, kërkoj falje të madhe.Nuk po di ta mbyll telefonin”, këmbënguli ai.
Pas incidentit, Caraian u rishfaq në transmetimin e drejtpërdrejtë të takimit, por këtë herë ai ishte i veshur.
'Teknologjia ende luan mashtrime. Fatkeqësisht! Kërkoj ndjesë për ngjarjen fatkeqe... Edhe një herë falje të gjithëve!”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.
Megjithatë, problemet e teknologjisë nuk u ndalën këtu. Ekrani i zotit Caraian gjithashtu u bë i zi në një moment dhe ai nuk arriti të bëhej pjesë pasi u thirr përsëri.