"Laborator" droge në Spanjë, dështon plani i 7 shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2023, 10:23
Shtatë shtetas shqiptarë janë arrestuar në një “laborator” droge në Spanjë.
Mediat spanjolle raportojnë se në këtë operacion janë sekuestruar 1,867 bimë marihuane.
Në këtë ambient të përshtatur për kultivimin e drogës, janë sekuestruar po ashtu 120 transformatorë, 120 llamba, 21 filtra, 54 ventilatorë dhe 8 kondicionerë industrialë.

