'Sillej si Diva, duhej ta ulja me këmbë në tokë' Ester Bylyku zbulon cilin pesonazh pendohet që e ka ftuar në emision
Gjatë puntatës së fundit të emisionit 'Glamour Zone', e ftuara ka vënë në siklet moderatoren Ester Bylyku, duke i bërë një pyetje lidhur me të ftuarit problematik.
Në rubrikën 'Pyetje Hot', Modelja Françeska Rustemi, e pyeti Ester se për cilin të ftuar ajo është penduar që e ka ftuar, madje i ka kërkuar emrin.
Ester Bylyku iu përgjigj: Do të të gënjeja nëse do të thoja që nuk ka ndodhur asnjëherë. Ka patur disa persona, që vërtetë kanë një karakter të vështirë. I konsideroj të ftuar problematik ata që përpara xhirimeve i japin vetes shumë rëndësi ose sillen si 'Diva', duke tentuar t`i vështirësojnë punën stafit tim. Në këto raste unë detyrohem t`i ul me këmbë në tokë përpara intervistës dhe të gjithë të punojnë të qetë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
