“Ne jemi çfarë hamë”/ Nutricionisti Altin Joka jep alarmin: Hiqni dorë nga fast-food-et. Konsumoni peshkun dhe perimet!

A mund të mbajmë kaloritë në kontoll duke ngrënë vaktet në restorant, pa ditur nivelin e kalorive apo yndyrës?

Ishte kjo pyetja së cilës iu përgjigj mëngjesin e kësaj të premteje në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora, Nutricionisti Altin Joka.

Joka foli gjithashtu edhe për efektet dhe ndikimin te shëndeti i konsumatorëve gjatë konsumimit të mishit, të përbërë nga hormonet që përdporen për rritjen e kafshëve.

“Ne duhet të shikojmë rëndësinë e ushqimeve që hamë. Nëse shikojmë se diçka është e përbërë nga kimikate nuk kemi të bëjmë me shëndet. Sepse ushqoimi është si ajri, që është dhe i ndotur, ose duhet ta thithim ose duhet të vdesim edhe pse është i ndotur. Perimet janë ato që duhen konsumuar më shumë”, u shpreh ai.

Një tjetër rrezik për shëndetin janë dhe ushqimet e përpunuara dhe Fast-Food-et për të cilat Joka theksoi se:

“Perosnat që konsumojnë fast-food janë më të dhunshëm si persona, qoftë në familje, qoftë në shoqëri, janë më depresivë. Pse janë të rrezikshme mishi? Sepse është niveli më i lartë i përpunimit të tij, ka shumë ngjyrues, si dhe ka shumë hormone. Është një mish që përmban më shumë kancerogjene si kimikate. Kanë probleme me sëmundjen e diabetit dhe sëmundjeve kardio-vaskulare, dhe shumë elemente të tjera”, theksoi nutricionisti Altin Joka.