Sali Berisha ndan momente nga festa e ditëlindjes së Albana Vokshit (Video)

Kreu i PD-së Sali Berisha ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook ku tregon momente të bukura teksa festojnë ditëlindjen e deputetes Albana Vokshi.

"Festuam ditëlindjen e një zonje të nderuar, prindi shembullor, deputetes Albana Vokshi , zv/ presidente e Organizatës së Gruas të EPP, kryetare e LDG dhe anëtare kryesie e PDSH.", shkruan Berisha.

Kreu i PD i uron deputetes "Jetë të gjatë, plot shëndet, të mira e suksese".

"Mirënjohje të veçantë Albanës për kontributin e saj të çmuar dhe përkushtimin e saj të madh në Partinë Demokratike në Parlament por edhe në EPP. Jetë të gjatë, plot shëndet, të mira e suksese Albanës me më të dashurit e saj."