“Aventurat e Julit”/ Kush është i riu kontravers shqiptar që nga jeta në shpella, tek “Përputhen”, dhe tani në “Youtube”?
Juljan Lala që njihet me togfjalëshin “Aventurat e Julit”, rëfeu në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora aventurat që ai ka bërë së fundmi, aventurat e tij të ardhshme, si dhe foli edhe për projektet e tij në muzikë.
Së pari Juli zbuloi poasionin dhe projektet e tij për videot virale, përmes përdorimit të Youtube.
“Fillimisht e nisa për qenf, pastaj realizova deri në 450 video.
Kam 15 vite që merrem me këtë, që nga radio dhe deri më sot. Në këtë pjesë që bëj unë jam i vetmi në Shqipëri.
Nganjëherë postoj 1-2 video në dy ditë, ka raste që rri dhe deri në 3 muaj pa postuar asgjë. Varet nga videot që realizohen.
Njerëzit duan shumë gjëra, psh një udhëtim në Kore duhet 1 milionë klikime, që bëjnë 500 euro, nuk ia vlen pasi kaq nuk bën as bileta për atje”, tha Juliani.

