''Saimir Kodra është i ftohtë, i mbetet hatri'' Ish-velina zbulon prapaskenat, si është të punosh me moderatorin

Modelja e suksesshme me famë ndërkombëtare Françeska Rustemi , së fundmi ka qenë e ftuar në limuzinën e 'Glamour Zone', ne një intervistë shumë të sinqertë.

Fillimet e saj, bukuroshja nga Durrësi i ka patur në emisionin 'Stop', pranë Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelaj.

Gjatë rubrikës së sikletshme 'Pyetje Hot', moderatorja Ester Bylyku i ka kërkuar Françeskës të zbulojë 3 gjëra që nuk i kanë pëlqyer te Saimir Kodra. Duke u përpjekur t`i shpëtojë specit djegës, modelja vendosi të përgjigjet dhe tha: 'Ai është pak i ftohtë, i mbetet hatri dhe është shumë serioz. Ndoshta pak më tepër se duhet'.

Ndërsa pyetjes se cilat janë 3 gjërat që nuk i pëlqejnë te Gentian Zenelaj, modelja iu përgjigj: Genti është më i mirë se duhet, është më gazmor se duhet, është më punëtor se duhet (qesh). Genti është shumë i mirë, nuk mund të gjesh difekte te ai.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.