"Guxoj të them se nuk është lexuar gjatë këtyre viteve" Rrëfimi i veçantë i Olibmi Velaj
Studiuesja, Olibmi Velaj në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli rreth pasioni të saj për letërsinë si dhe për librin "Lumturia e të tjerëve".
Olibmi Velaj: Që në fëmijëri kam filluar të botoj në gazetat lokale. Me kalimin e kohës kupton që nuk mbetesh vetëm te poezitë. Poezinë e parë besoj se e kam shkruar në klasë të katërt ose të pestë. Te botimi i fundit është një rezyme e mënyrës se si subjekti e shikon veten dhe si e shikojnë të tjerët. "Lumturia e të tjerëve" është një libër që rrinte në sirtar dhe ja ku i erdhi radha.
Sakaq ajo ngriti dhe një shqetësim lidhur me numrin e vogël të lexuesve.
Olibmi Velaj: Ne kemi ca vite që nuk lexojmë. Nuk kam statistika por duke qenë pedagoge marr guximin të them se nuk është lexuar gjatë këtyre viteve. Gjatë pandemisë njerëzit filluan të lexonin poezi.
