Pak ditë pas futjes, Eva Alikaj shpërthen në lot, banorët të shqetësuar i gjenden pranë

Aktorja Eva Alikaj u bë pjesë e BBV Albania të martën, por duket se nuk po e përjeton mirë izolimin në shtëpi.

Ajo ditën e djeshme ka shpërthyer në lot ndërsa banorët u shqetësuan për gjendjen e saj.

Ishte Luizi që iu afrua dhe e pyeti se çfarë e shqetësonte dhe aktorja i thotë se ju kujtua babai, i cili është ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Më tej banorët mundohen ta ngushëllojnë aktoren e cila ishte në gjendje të rënduar emocionale.

Luizi: Çfarë ke?

Eva: M’u kujtua babi

Tani: I ka vdekur i ati para një muaj e gjysmë…