Olta debaton ashpër me Kiarën: Je egoiste! Unë të lë ty

Loja e fundit, ku banorët e Big Brother janë ndarë në dy grupe dhe janë lidhur me litar ka sjellë debate.

Së fundimi ka qenë Olta ajo e cila ka debatuar me Kiarën, pasi nuk po gjenin dakordësi nëse duhej të shtriheshin apo të dilnin në oborr.

Olta: Shumë mirë u çuam, nuk ka problem fare. Unë dua të shtrihem, ti do të shkosh te dielli.

Kiara: Nëse shumica voton për shtrirje, shtrihemi.

Olta: Tani kjo është egoiste, unë dua të fle, ti thua dua të shikoj diellin.

Kiara: Nëse shumica voton që ne të shtrihemi tani unë shtrihem. Kjo është idea e këtij grupi, unë nuk të lë ty pa gjumë.