Faqet e kompanive italiane janë vënë në shënjestër të hakerëve pro-rus
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2023, 17:27
Një sërë faqesh të kompanive dhe institucioneve italiane janë vënë në shënjestër të hakerëve nga grupi pro-rus NoName057, të cilët ksanë informuar veprimin e tyre në profilet Telegram.
Sulmi i tipit Ddos ka nisur qysh dje me rastin e vizitës së kryeministrit Giorgia Meloni në Kiev e është bërë publik vetëm pak më parë.
"Italia do t'i japë Ukrainës paketën e gjashtë të ndihmës ushtarake", shkruan grupi filo rus në kanalet e tyre, duke cituar konferencën për shtyp të kryeministrit dhe shtojnë: "Ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë magjepsës përmes "Italisë Rusofobi"
