VIDEO/ E moshuara përpiqet të shpëtojë qenin, vdes pasi sulmohet nga aligatori
Një 85-vjeçare u sulmua për vdekje nga një aligator 3 metra i gjatë ndërsa ajo u përpoq të shpëtonte qenin e saj pranë një pellgu në Florida.
Pensionistja, emri i së cilës ende nuk është bërë i ditur, kishte nxjerrë shëtitje qenin e saj pranë pellgut në komunitetin Spanish Lakes Fairways në Fort Pierce të hënën kur aligatori 300 kg u hodh nga uji dhe kapi qenin.
Gruaja ishte përpjekur ta largonte qenin nga nofullat e aligatorit kur zvarraniku e sulmoi atë, duke e tërhequr zvarrë në pellg, tha një dëshmitar okular për CBS News.
Trupi i viktimës u gjet më vonë nga zyrtarët, ndërsa qeni i saj po trajtohet për lëndime.
Gruaja është viktima e tretë që vritet nga një aligator në Florida që nga korriku i kaluar.
Ekspertët e jetës së egër gjetën aligatorin në fund të pellgut dhe e nxorrën nga uji.
