Ja çfarë tha zonja e parë e Ukrainës në përvjetorin e pushtimit rus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2023, 17:25
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska në përvjetorin e pushtimit rus tha se "Gjenocidi në një komb do të thotë që asnjë vend nuk mund të jetojë në paqe. Kur Rusia godet Ukrainën, është një sulm ndaj parimeve të të drejtave të njeriut."
"Ne nuk po luftojmë vetëm për vendin tonë, por për të drejtat e njeriut, të popullit tonë dhe të të gjithë juve”, tha zonja e parë e Ukrainës në një videomesazh në një ngjarje të organizuar në Kiev në OKB me rastin e përvjetorin e pushtimit rus.
"Ne i kemi kërkuar OKB-së që të krijojë një gjykatë të posaçme për krimet e agresionit kundër Rusisë - shtoi ajo - për të siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë".
