Muzika afrikane pushton NBA, Burna Boy dhe yjet e Afro-pop interpretojnë në skenën qendrore
Përformancat muzikore në ndeshjet e NBA gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen botërore. Këtë herë skena u pushtua nga yjet e popit afrikan, zhanri i të cilëve po njeh vetëm rritje në industrinë e muzikës.
Yjet e pop-it afrikan kanë shkëlqyer me interpretimin e tyrë në pushimin e pjesë së parë të ndëshjes NBA All-Star në Salt Lake City. Titanët muzikorë nigerianë Burna Boy, Tems dhe Rema, dhuruan spektakël në afrobets, term që përshkruan muzikën popullore nga Afrika Perëndimore, dhe treguan se zhanri po vazhdon rritjen globale.
Fituesi i çmimit “Grammy”, Burna Boy, ishte i pari që performoi, duke iu drejtuar publikut me fjalët:
"Unë jam gati t'ju çoj në një udhëtim nëpër Afrikë pa hipur as në avion".
Shfaqja vijoi me Tems, artistja e parë nigeriane që bëti histori duke marrë një nominim për Oscar, për bashkëpunimin me Rihannan në "Lift Me Up" . Ajo gjithashtu fitoi Grammy e saj të parë më 5 shkurt së bashku me Drake dhe Future në "Wait For U".
“Nigeria është një vend i dominuar nga futbolli”, tha Burna Boy në një video të postuar të hënën nga llogaria e NBA All-Star në Twitter. “Por në të njëjtën kohë, ne ende kemi disa nga basketbollistët më të mirë nga këtu.”
“Kjo është një ëndërr. Kjo është e mahnitshme” shtoi ai.
Ndërkohë, muzikanti, reperi dhe këngëtarja Rema po shijon suksesin e top-listave me hitin e tij "Calm Down", ku shfaqet Selena Gomez.