Vrau mësuesen e spanjishtes, nxënësi: Një zë më tha gjatë natës ta vrisja

"Ai ishte pushtuar nga demonët e tij... Një zë i tha natën se duhet të vriste mësuesen e spanjishtes."

Nxënësi 16-vjeçar, ka pranuar me këto fjalë krimin e tij të tmerrshëm, fillimisht tek një profesor i tij dhe më pas tek autoritetet policore.

E gjithë bota politike e Francës, si dhe komuniteti arsimor i vendit, janë tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur mëngjesin e sotëm në juglindje të vendit dhe shprehin ngushëllimet për familjen e mësueses së ndjerë. 

16-vjeçari studionte në shkollën e dytë të mesme të institucionit arsimor privat katolik në qytetin Saint-Jean-de-Luz, ku studiojnë rreth 1100 studentë.

Sipas burimeve të gazetës “Le Figaro”, studenti, i cili mësohet se është me probleme mendore, ka goditur me thikë në zemër mësuesin e tij.

Thika me të cilën i ka prerë fillin mësuesit 53-vjeçar, ka pasur një  teh 10 cm të gjatë. 

Mësuesja 53-vjeçare, vdiq nga arresti kardiak kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, njoftuan mediat lokale.