Papa Françesku thirrje për armëpushim në Ukrainë: Fitorja nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2023, 13:24
Në prag të përvjetorit të sulmit në Ukrainë, Papa Françesku ka bërë thirrje për armëpushim dhe negociata paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë.
Papa Françesku është shprehur se asnjë fitore nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja.
“Ka kaluar një vit nga fillimi i kësaj lufte absurde dhe mizore, një përvjetor i trishtuar. Numri i të vdekurve, të plagosurve, refugjatëve dhe personave të zhvendosur, shkatërrimet, dëmet ekonomike dhe sociale flasin vetë”, tha Ati i Shenjtë.
