VIDEO/ UFO në Itali? Kamerat kapin live objektin në qiell, zhduket papritur

Gjatë episodit të  "Viva Rai 2!" të martën më 14 shkurt, emisioni ndryshoi tërësisht rrjedhën e tij kur një objekt u shfaq papritur në qiellin e Romës në mëngjes.

Në një moment drejtuesi i emisionit vuri re se turma në rrugë po shikonte diçka në qiell dhe kështu u ngrit për të shkuar të kontrollojë.

"Jo! Por çfarë është?" thaFiorello ndërsa imazhet tregojnë një "objekt të çuditshëm fluturues" i cili më pas zhduket papritur duke habitur të gjithë të pranishmit.

“A është kjo një tullumbace spiune? Po dridhem," komentoi dikush.

"Por a kapët atë?" Më pas Fiorello pyet audiencën se kush e filmon skenën duke drejtuar telefonat drejt qiellit.

Megjithatë një gjë e tillë rezultoi shumë shpejt të ishte një shaka që shumë njerëz e morën për të vërtetë.