Gjermani: Grevë në shtatë aeroporte, anulohen të paktën 2300 fluturime
Shtatë aeroporte të mëdha gjermane janë në grevë , si rezultat i së cilës do të anulohen më shumë se 2300 fluturime.
Greva është paralajmëruar nga organizata sindikale Ver.di dhe ka të bëjë me nëpunësit civilë, stafin tokësor dhe personelin e sigurisë që nga mbrëmja e djeshme, e enjte.
Rreth 300,000 pasagjerë ose nuk do të udhëtojnë ose do të përballen me vonesa të gjata.
Në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut , Shtutgartit , Hamburgut, Dortmundit, Hanoverit dhe Bremenit problemet kanë nisur që mbrëmë.
Në grevë marrin pjesë shumë punëtorë të turneve të natës, të cilat fillojnë nga ora 21:00 ose 22:00. Në shumicën e aeroporteve kryesore, fluturimet pothuajse janë ndalur sot.
Lufthansa tashmë ka anuluar 1300 fluturimet e saj në aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut.
Disa fluturime po devijohen drejt aeroporteve fqinje që nuk janë prekur nga greva, ndërsa po bëhen përpjekje për transferimin e disa pasagjerëve me hekurudhë.
