“Pas 1 muaji e gjeti rrugën në Kuvend” Alibeaj: Duam interpelancë me Ramën për McGonigal
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që meqë kryeministri Rama ka vendosur që të vijë në sallë pas rreth një muaj të vazhdohet me interpelancën me të.
Ai tha se një gjë e tillë është kërkuar prej kohësh nga ai në emër të PD-së për të dhënë shpjegime në lidhje me çështjen McGonigal.
Por kërkesa e tij nuk është pranuar nga zv. kryetarja e kuvendit, Ermonela Felaj e cila ka vazhduar me proceduarën e stome të kuvendit.
Alibeaj: E kuptova edhe mallëngjimit të Nikollës, por shkaku i vërtete është ai i ulur atje që meqë ka ardhur pas një muaji pasi je fshehur. Unë kam kërkesë për interpelancë sepse kemi një muaj që nuk të gjejte. Njëra nga ju zonjat të bëjmë interpelancën që kam kërkuar prej kohësh. Meqë më në fund gjeti rrugën e kuvendit, të ecim për interpelancën dhe të japë shpjegime ndaj kuvendit dhe shqiptarëve. Është ky shkaku pse ka ndodhur gjithë kjo tollovi. Të vazhdojmë me çështjen Rama-McGonigal.

