Tërmeti në Turqi, Kahramanmaras para dhe pas. Shikoni rrënojat e rrokaqiellit krejt të ri

Në një kohë kur zemërimi për ndërtimet në Turqi po vërshon, një tjetër incident vjen për të vërtetuar cilësinë e dobët të infrastrukturës së ndërtesave.

Pamjet e reja tronditëse nga goditja e dyfishtë vdekjeprurëse e tërmetit tregojnë momentin e shembjes së një rrokaqiell në Kahramanmaras, një nga qytetet në Turqinë jugore që u godit rëndë nga tërmeti.

Rrokaqielli i verdhë në Kahramanmaras u rrafshua me 7.8 Rihter. Në pikën ku ishte, peizazhi tani është i rrënuar.

Megjithatë, tregues i përmasave të fatkeqësisë janë pamjet e televizionit turk nga pamjet para dhe pas tërmetit shkatërrues në Kahramanmaras.

Qyteti që mbushej me jetë është kthyer në një hapësirë ​​të madhe rrënojash dhe mbeturinash.

Dhjetëra mijëra ndërtesa u shkatërruan pas goditjes vdekjeprurëse të tërmetit në Turqi.

Sipas Megas, ndërtesat u shembën si kulla letrash, duke bllokuar mijëra shpirtra njerëzorë nën rrënoja.

Disa arritën të dilnin të gjallë, por të tjerët vdiqën të dërmuar nga rrënojat.

Arsyeja e shembjes së ndërtesave janë materialet e papërshtatshme dhe cilësore të përdorura në ndërtimin e ndërtesave në Turqi.

Siç shihet në video, një gazetare e CNN Turk merr një copë çimento në duar dhe e thyen me lehtësi.

Copa e çimentos thyhet lehtë dhe shkërmoqet në duart e gazetarit, duke treguar kështu pse ndërtesat në Turqi nuk i rezistuan tërmetit.