Gjyqi i anëtarit të fundit të Cosa Nostra-s, avokatja: Messina Denaro është rëndë. Mjekja: Rrëfe krimet, s’ke shumë kohë!

Avokatja e Matteo Messina Denaros deklaroi se klienti i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa theksoi se nuk ka kushte për t’u trajtuar në burg.

Ndërkohë, mjekët që po trajtojnë anëtarin e fundit të Cosa Nosrta-s, gjendja shëndetësore e ish-të shumëkërkuarit të drejtësisë është shumë e mirë.

Sqarimi vjen pasi Lorenza Guttadauro, avokate e besuar dhe nipi i shefit, foli për “gjendje të rënda shëndetësore”.

Për avokaten, “qelia nuk krahasohet me spitalin dhe nuk e di nëse po e trajtojnë mirë”.

Denaro vuan nga kanceri i zorrës së trashë, ndërsa është duke bërë seanca kimioterapie në një klinikë ngritur përballë qelisë së burgut të sigurisë maksimale në L’Aquila, ndërsa mbahet në regjimin 41bis.

Pas arrestimit u fol shumë për gjendjen e pasigurt shëndetësore të bosit të mafias.

Ndërkohë shefja e klinikës ku po kurohet Denaro i kishte pohuar këtij personazhi të rrezikshëm i kishte ngelur shumë pak kohë për të jetuar, duke i kujtuar që të rrëfente krimet e tij.