Tragjedi, tigri sulmon për vdekje djalin, gjyshin gjatë varrimit të nipit, ndërsa një i tretë vdes kur dëgjon vdekjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2023, 13:24
Një burrë dhe nipi i tij janë sulmuar për vdekje nga një tigër Bengali brenda 12 orëve nga njëri-tjetri.
Viktima e parë, 12-vjeçari Chethan u sulmua për vdekje nga tigri në mbrëmjen e 12 shkurtit teksa po korrte kafe në një plantacion ngjitur me një pyll në Karnataka, në jug të Indisë.
Vetëm disa orë më vonë, më 13 shkurt, gjyshi i tij i identifikuar si Raju, 75-vjeçar - u sulmua në të njëjtën zonë pranë Parkut Kombëtar Nagarahole.
Raju ishte në shtëpinë e nipit të tij për funeralin dhe thuhet se doli jashtë rreth orës 6:30 të mëngjesit për të lehtësuar veten. Thuhet se tigri e kapi nga koka dhe e vrau.
Tragjedia vazhdoi pasi një tjetër anëtar i familjes, 56-vjeçari Jayamma, vdiq nga shoku pasi dëgjoi për vdekjet, raportoi Hindustan Times.
