Elon Musk dhuron 2 mln $ aksione të Teslas

Elon Musk, ka dhuruar rreth 2 miliard dollarë amerikane në aksione të kompanisë TESLA gjatë vitit 2022, por nuk ka zbuluar asnjë nga përfituesit.

Multimiliarderi Elon Musk ka dhënë për bamirësi 1.95 miliardë dollarë aksione që zotëron tek kompania e makinave elektrike Tesla vitin e kaluar.

Donacioni I 11.6 milionë aksioneve u përshkrua si "një dhuratë e mirëfilltë” në dosjen e rregullatorëve amerikane.

Por në dokumente nuk jepet asnjë e dhënë se kush janë përfituesit e donacioneve të Elon Musk.

Në raportin e dorëzuar në Komisionin e Letrave me Vlerë në SHBA, thuhet se dhurimi i 1.95 miliardë Dollarëve nga multimiliarderi është bërë mes muajve Gusht dhe Dhjetor të vitit të kaluar.

Kompania TESLA nuk iu përgjigj një kërkesë te BBC për të ndarë më shumë informacion.

Kjo nuk është hera e parë që Elon Musk dhuron aksione të Teslas për bamirësi.

Në vitin 2021, ai dhuroi 5.74 miliardë dollar amerikanë, sipas dokumenteve zyrtare.

Po atë vit ai tha Tuiter sde planifikoi të dhuronte 20 milion dollarë për shkollat ​​në Cameron County dhe 10 milion dollarë në qytetin e Broënsville në Teksas për "rigjallërimin e qendrës".

Biznesmeni multimiliarder bleu platformën e mediave sociale vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë , ndërsa ka paralajmëruar se do të dorëhiqet nga posti i shefit ekzekutiv të Twitter deri në fund të vitit 2023.