Shqiptari masakron për vdekje 34-vjeçarin në Francë, arrestohet nga policia

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze. Bëhet me dije se 30-vjeçari shqiptar ka vrarë një person me thikë pas një sherri të çastit. Sakaq, viktima 34-vjeç është gjetur i pajetë në dyshemenë e banesës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesnatën e 14 shkurtit. Ka qenë një fqinj i viktimës që ka njoftuar policinë.

Në trupin e viktimës janë konstatuar plagë në krahë dhe këmbë, dhe gjithashtu nga ekzaminimi bëhet me dije se ka marrë një plagë të madhe në pjesën e pasme të kafkës.