Një grua dhe 2 fëmijë shpëtojnë 228 orë pas tërmetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2023, 15:19
Një grua dhe dy fëmijë u nxorën të gjallë pasi u varrosën nën rrënoja për 228 orë në Antioki, një nga qytetet turke më të goditura nga tërmeti. Kështu shkruan Anadolu.
Numri i të vdekurve nga tërmetet Turqi-Siri ka kaluar në 41,000.
Autoritetet turke thonë se 35,418 njerëz janë vrarë në vend. Qeveria siriane dhe OKB thonë se më shumë se 5,800 njerëz vdiqën në Siri.
Megjithatë, shpëtimtarët po vazhdojnë të gjejnë të mbijetuar: Të paktën dy gra u shpëtuan në Kahramanmaras, Turqi, më shumë se 220 orë pas tërmetit të parë.
