Nuk ka shtrenjtim të bulmeteve/ Shoqata e Përpunimit të Qumështit: S’ka asnjë vendim të tillë!


Shoqata e Përpunimit të Qumështit ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku ka njoftuar vendimin për mos rritjen e çmimeve të produkteve të bulmetit.

“Produktet me qumësht lope nuk do të kenë asnjë ndryshim të çmimeve, dhe është vetëm një kompani që ka lajmëruara ndryshimin e çmimemeve për produktet me qumësht dele apo dhie.

Pra me këtë është qartazi e dukshme se nuk ka asnjë dakordësi apo marrëveshje për ndryshimin e çmimeve të produkteve të qumështit. Ky është një treg i lirë dhe asnjë operator nuk ka mundësi të vendosë për çmimet”, u shpreh përfaqësuesi i Shoqatës së Përpunimit të Qumështit.