Interesat do rriten sërish, Themeli: Ekonomia shqiptare përballoi tensionin nga lufta

Tregjet ndërkombëtare dhe presioni që vjen në tregje për shkak të luftës në ukrainë do të detyrojë Bankën e Shqipërisë të rrisë normën e interesit edhe në vitin 2023. Pavarësisht kësaj ekonomia e vendit ka reaguar pozitivisht dhe duke shënuar sërisht rritje të qëndrueshme

Banka e Shqipërisë shfaqet e qetë sa i përket reagimit të tregut vendas dhe situatës së parasë.

"Kjo duket në faktin se rritja ekonomike në vend ka qenë e fortë dhe e qëndrueshme," tha Themeli.

Erald Themeli, drejtor i Departamentit të Politikave Monetare thekson se shenja pozitive janë rritja e pagave dhe reagimi i sektorit privat.

"Sektori privat ka patur një aktivitet relativisht dinamik dhe të qëndrueshëm. Këtë e shohim në rritjen e konsumit familjar që sipas INSTAT luhatet rreth 8%. Ushqehet nga punësimi dhe pagat," tha ai.

Themeli shton se pavarësisht kësaj rritja ekonomike është e qëndrueshme ndaj dhe norma e interesit nuk ka ndryshuar, por mund të ketë rritje përgjatë vitit 2023.

"Banka e Shqipërisë do të aplikojë dhe rritje të tjera, të normës bazë të interesit gjatë 2023, jo me shopejtësinë dhe intensitetin e 2022," tha ai.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo situatë do të ketë pak ndikim te kreditimi.

Megjithatë tensioni prej sulmit që Rusia ka ndërmarrë prej një viti në Ukrainë është i dukshëm.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.