Vetëvaret në një hotel në Selanik turisti amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2023, 14:17
Një shtetas amerikan 33-vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e së dielës në një hotel të njohur në Selanik.
Sipas informacioneve, burri është vetëvarur në një dhomë hoteli që ndodhet në qendër të qytetit dhe është gjetur rreth orës 12 të mesditës.
Hetimi nga Policia Helenike ka përjashtuar çdo mundësi për veprimtari kriminale dhe hetimi për ngjarjen i ka kaluar efektivëve të policisë së AT. Kulla e Bardhë.
