Ibrahim Rugova në hollin e Parlamentit Europian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2023, 20:04
Fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, është në hollin e Parlamentit Evropian.
Ajo u pa kur presidentja e PE-së, Roberta Metsola, ka pritur sot presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ibrahim Rugova është një ndër figurat më të larta dhe respektuara të kombit, por edhe simbol i politikës shqiptare në perëndim.
Emri i Rugovës, thotë dhe tregon shumë për historinë dhe rrugën e Kosovës drejtë pavarësisë së saj nga ish-Jugosllavia.


