Ndodh edhe kjo, burri rreh gruan dhe i përplas kokën në dysheme se ishte shëndoshur
Një sherr i ashpër mes burrit dhe gruas, pasditen e së mërkurës në Volos, 40-vjeçari ka shkuar deri aty sa ka rrahur 39 -vjeçaren dhe e ka goditur me kokë në dysheme ndodhi për shkak se ajo kishte shtuar... kilogramë!
39-vjeçarja ka njoftuar Policinë dhe është ankuar se bashkëshorti e ka ofenduar në mënyrë vulgare për peshën e saj, e ka quajtur “të padobishme” dhe e ka rrahur rëndë.
Ajo ka thyer televizorin me nerva dhe më pas autori e ka shtyrë duke e bërë atë të humbasë ekuilibrin dhe të bjerë përtokë. Por, para se ajo të ngrihej, ai i kapi kokën dhe e përplasi vazhdimisht në dysheme.
40-vjeçari u arrestua dhe të enjten u referua për t'u gjykuar në Gjykatën e Kundërvajtjes Treanëtare Autoforo të Volos , ku mohoi akuzat duke pretenduar se ishte një sherr i thjeshtë.
Bashkëshortja e tij u shpreh se dëshiron që çështja të zgjidhet jashtë gjykatës dhe selia sugjeroi zgjidhjen e ndërmjetësimit gjyqësor. Kështu, seanca u shty për të enjten e ardhshme, ndërsa 40-vjeçari u la i lirë.