Plas sherri në Krujë, 46 vjeçari godet me kosore një person, prangoset nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2023, 10:08
Një 46 vjeçar është arrestuar nga policia sot pasi ka goditur me një mjet prerës kosore nëj shtetas pas një konflikti.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Krujë, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjet të mprehtë (kosore), për motive të dobëta, shtetasin E. L.(K.), 39 vjeç, banues në Arrameras, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari," njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.