Sërish ndryshime në Kadastrën e Vlorës, ikën Reinard Metaj, emërohet Erdet Mandi

Erdet Mandi pritet të prezantohet me stafin ditën e sotme.

Mandi ka mbajtur më herët detyrën e shefit të hartografisë e më pas shef i legalizimeve pranë kadastrës Vlorë.

Ndryshimet në kadastrën e Vlorës në 4 vitet e fundit kanë qenë të shpeshta, pasi më shumë se 12 drejtorë, disa prej të cilëve kanë qenë në detyrë më pak se një muaj, teksa ka pasur edhe nga ata që kanë ndenjur në detyrë pak ditë.

Vetëm gjatë vitit 2020 në 11 muaj Kadastra e Vlorës ndërroi 9 drejtor.