U zunë nga orteku gjatë stërvitjes, përkujtohen 11 dëshmorët e Fekenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2023, 21:28
Janë përkujtuar mes emocionesh 11 dëshmorët e Fekenit. Ish-studentët e Shkollës së Bashkuar kryenin stërvitjen dimërore kur orteku i mori para me 6 shkurt të vitit 1981.
Në lule të rinisë, 8 studentë dhe 3 oficerë humnbën jetën në mënyrë tragjike nën dëborë.
Objekti misterioz rrëzohet mbi Alaskë
10 Shkurt, 21:22
Pas 42 vitesh, nisma e ish-studentit Agron Zerani, një nga të mbijetuarit e kësaj ngjarje, mundësoi kujtesën e tyre.
Në ceremoni folën përfaqësues të familjarëve, komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes Peleshi dhe ish-presidenti Topi.
Zerani mbolli 11 selvi pranë liqenit të Farkës dhe nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes u vendos dhe pllaka përkujtimore me emrat e tyre.

