Manchester City e konsideron pa vlerë hetimin: Kemi respektuar rregullat!

Akuzat në adresë të Manchester City nga hetuesit e Premier League janë disa dhe çështja ka shkuar në zyrën e komisionit të pavarur që do të marrë një vendim në lidhje me shkeljet e pretenduara të “fair play financiar”. Klubi i sheikëve nga Lindja e Mesme reagon nëpërmjet një konikate të shkurtër:

"Manchester City është i surprizuar nga vendimi i Premier League për ta akuzuar në lidhje me shkeljen e rregullave. Ne kemi dhënë informacion të detajuar sa herë është kërkuar dhei gjithë materiali vërteton lëvizjet tona konform rregullave të Premier League”.

Në vijim të komunikatës, City thekson se mirëpret hetimin e çështjes deri në fund dhe do të presë me qetësi vendimin e komisionit të pavarur.  

Në rast se rezulon fajtor, Manchester City mund të humbasë një pjesë të 6 titujve Premier të fituar që prej vitit 2008 kur grupi "Abu Dhabi United Group" mori drejtimin e klubit.