Cristiano Ronaldo mbushi 38 vjeç, ja me kë e festoi ditën e lindjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2023, 08:53
Foto me familjen e tij të madhe në ditën e 38 vjetorit të lindjes. Cristiano Ronaldo është i rrethuar nga njerëzit e tij më të dashur të cilët ndodhen në Arabinë Saudite për të ndjekur CR7 në këtë rrugëtim të ri në Lindjen e Mesme.
Ditën e lindjes ai e ka festuar me fëmijët, të fejuarën Georgina dhe disa nga miqtë dhe shokët e rrethit më të afërt kur sigurisht bie në sy prania e agjentit të tij të ri, Ricardo Regufe. Fotoja e ditëlindjes ka tërhequr më shumë se 3 milionë pëlqime në Instagram ku ish-sulmuesi i Manchester United shkruan:

“Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet në ditën e lindjes. Jam shumë mirënjohës dhe i lumtur që e kalova këtë ditë me familjen dhe miqtë e shokët e mi”.

