Do të hamë pluhurin e insekteve, çfarë po ndodh?

Në zbulimet më të fundit tregohet se po përpunohen insekte po bëhen pjesë e ushqimeve të ndryshme.

Çfarë po ndodh realisht?

Granit Sokolaj, Drejtues i Qendrës " Alert" në emsionon "Jeto me Orën" foli rreth këtij fakti.

Ai thotë se për vendet europiane një gjë e tillë duket e frikshme si dhe mendon se "është diçka që në Europë mund të mos ketë sukses".

Granit Sokolaj: Kur e mendon duket e frikshme si përpunimi i insekteve dhe servirja e tyre. Ne nuk mund të themi se jemi të rrezikuar. Pjesa e Indisë apo Kinës i kanë ushqim të përditshëm pjesën e krimbave. Është i frikshëm për ne që kemi një kulturë totalisht tjetër. Për sa kohë është dhënë dakordësia për tu përpunuar nga institucionet europiane nuk cenon sigurinë ushqimore. Për ne është e frikshme nëse në marketin në lagjen tonë apo aty ku bëjmë pazaret të gjejmë dhe një supë me insekte të bluara. Po të të ofrojnë karkaleca, jo deti në restorant apo të paketuara në supermarket.

"Në gjykimin tim është diçka që në Europë mund të mos ketë sukses. Gjithsesi është për tu parë", tha ai.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.